KOSOVË

Greqi, grupi i maskuar nga “Agimi i Artë” futet në ekspozitën e artistit nga Maqedonia e Veriut

Banner

Me maska ​​në fytyrë, kapele dhe kapuç për t’i fshehur fytyrat e tyre, një grup anëtarësh të “Agimit të Artë”, i cili me vendim gjykate është shpallur organizatë kriminale, kanë hyrë në galerinë e Komunës së Selanikut-Kalamaria ku vazhdon ekspozita e artistit maqedonas Sergej Andreevski, transmeton MIA. Në një video të publikuar të të ashtuquajturit “Fronti Rinor – Agimi i Artë” pretendohet se “Agimi i Artë e vulosi ekspozitën e Shkupit në Kalamaria” dhe shtohet se nuk pranojnë asnjë kompromis për “karakterin grek të Maqedonisë”, se bëhet fjalë për një “tallje dhe fyerje të dukshme ndaj ndjenjës kombëtare të maqedonasve”, prandaj është dashur të “ndërhyjnë” dhe mbi të gjitha t’u dërgojnë mesazh autoriteteve greke se “provokimet e tilla nuk mbeten pa përgjigje”. 

Në hyrje të galerisë ngjitën pllakën të cilët, siç thonë, kanë të bëjnë me banorët dhe “tolerancës së papranueshme të kryetarit të komunës”.

“Ndalohet reklamimi apo dhënia e hapësirës publike me para nga qytetarët grekë për organizata apo personalitete siç është Sergej Andreevski, të cilët minojnë historinë greke, e kundërshtojnë karakterin grek të vendit tonë, i devijojnë simbolet tona kombëtare dhe miratojnë krim kundër grekëve”, shkruhet në pllakat. 

Banner

Related posts

Pezullimi, pasi Borrell i kërkova të mos nisnit sanksionet

admin

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kërkime të përbashkëta shkencore

admin

Protestat e serbëve vazhdojnë, BE-ja rrit presionin diplomatik mbi Kosovën

admin

Leave a Comment