Dhe pse kanë kaluar pothuajse një vit që ndarja e bujshme e Gerard Pique dhe Shakirës, ish-ëifti vazhdojnë të jenë ende në qëndër të vëmendjes.
Por kryefjalë e mediave spanjolle është kthyer dhe partnerja e ish-futbollistit me të cilën tradhtoi këngëtaren.
Deri më tani Clara Chia ka preferuar të qëndroj larg vëmendjes publike duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat. Mirëpo së fundmi është zbuluar ‘nofka’ që ajo i ka vendosur Shakirës së bashku me mikeshat e saj.
“Ajo dhe shoqet e saj e quajnë këngëtare, shtrigë dhe menopauzë. Dhe kjo erdhi pasi morën vesh se këngëtarja e quan Clarën “mizë e vdekur”– treguan burimet.
Mediat spanjolle kanë treguar gjithashtu se 23-vjeçarja nuk po kalon një kohë të mirë me gjithë vëmendjen mediatike që ka nxjerrë nga lidhja e saj me Pique dhe ajo po bën disa seanca me një psikolog.
“Clara Chia Marti është në mes të trajtimit psikologjik, nuk po kalon mirë dhe sulmet e vazhdueshme nga mediat po bën të vetën”, tregoi burimi.
“Vetëm mendoni se këtu në Spanjë një pronar restoranti japonez përzuri Clara dhe Piquen nga lokali i tij sepse ai është një fans i Shakirës . Clara është një person që nuk është pjesë e botës mediatike dhe nuk ndihet rehat”.