BOTA

Shqiptarja nderohet me çmimin e rëndësishëm në SHBA: Ishin 20 mijë persona kur më vlerësuan

Eneida Toska është shqiptarja që është vlerësuar me çmimin “Kërkuesja e re” e vitit 2021 në SHBA. Ajo është nderuar pasi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kërkimet kundër kancerit të gjirit. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Eneida ka folur rreth këtij çmimi, duke theksuar se ishte në garë me 20 mijë persona.

“Ky ishte një çmim që mu dha javën e parë dhe bëhet nga konferenca anuale e kësaj shoqate dhe bëhet çdo vit në Amerikë, ku marrin pjesë rreth 4 mijë veta, janë njerëz shkencëtarë, mjekë, onkolog, gjithashtu studenta dhe ata që bëjnë post-doktoraturën. Edhe gati 20 mijë veta ishin këtë vit në Orlando Florida, ku u dha çmimi i madh dhe ishte me të vërtetë një nder i madh, sepse jo vetëm që ndihesh e vlerësuar për kontributet e tua, por është një mënyrë e rëndësishme që të duhet”, tha ajo.

Më tej, e pyetur se ku kanë arritur zbulimet rreth kurës kundër kancerit të gjirit, Eneida u shpreh:

“Unë jam me fat që studiojë kancerin e gjirit sepse është një nga tumoret që ne kemi pasur suksese të tmerrshme. Kanceri i gjirit ndahet në tre lloje dhe ka shumë kura, edhe kur kalon nëpër organe të tjera. Ne kemi zbuluar disa kombinime që nuk merret vetëm një lloj ilaçi, por edhe kombinimet e ndryshme”.

Related posts

Zelensky dhe Scholz kërkojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave

admin

Trazirat në Francë, mbi 2000 të arrestuar dhe qindra dyqane të grabitura dhe djegura

admin

Rruga e Re e Mëndafshit në Itali, Rasero: Ne ishim vetëm kukulla

admin

Leave a Comment