Ndërkohë që numri i lëndëve po rritet me shpejtësi, numri i pozitave të plotësuara në gjykata po zvogëlohet. Mesatarisht, në vitin 2022 kishte 44 gjyqtarë më pak se në 2021
Pikërisht ditën kur u zbulua një pjesë e letrës dërguar institucioneve të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, në të cilën ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, shprehte shqetësimet e saj dhe të SHBA-së për situatën në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut, Gjykata e Apelit në Shkup publikoi njoftime për dy seanca të mbajtura për të diskutuar trajtimin e rasteve, duke përfshirë rastet e profilit të lartë, me theks në rritjen e shpejtësisë në trajtimin, shkruan Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.
“Në seancë u konstatua se të gjitha rastet, e veçanërisht rastet me interes të lartë publik, duhet të trajtohen në mënyrë efikase dhe të shpejtë, në përputhje me ligjet dhe Rregulloren e Punës të Gjykatës, duke respektuar radhën në të cilën janë pranuar lëndët në mënyrë që të sigurohet administrimi efektiv i drejtësisë dhe zbatimi i ligjeve dhe në të njëjtën kohë të shmanget rreziku i vjetërsimit të çështjeve të profilit të lartë”, thuhet në njoftim.
Në interes të veprimeve të përditësuara, Apeli thekson se: “është perceptuar nevoja për të përmirësuar aktivitetet dhe masat e caktuara”, pra miratimi shtesë i procedurave të brendshme si pjesë integrale e atyre tashmë të miratuara, në përputhje me ligjin për lëvizjen dhe menaxhimin e çështjeve në gjykata.
Megjithatë, përveç nevojës për procedura të brendshme shtesë, thelbi i problemit qëndron në numrin e pamjaftueshëm të gjyqtarëve. Gjykata e Apelit në Shkup aktualisht funksionon me pothuajse gjysmën e kapacitetit të saj, gjegjësisht me 28 gjyqtarë nga 52 të planifikuara, dhe vetëm 6 gjyqtarë janë caktuar në Departamentin Penal të Gjykatës.
Mungesa e gjyqtarëve është evidentuar edhe në Raportin Vjetor për punën e gjykatave në vitin 2022. Sipas të dhënave të posteve të plotësuara gjyqësore, në fillim të vitit 2022 kishte 20 gjyqtarë më pak se një vit më parë 2021 dhe në fund të vitit 2022 edhe 68 gjyqtarë më pak se në fund të 2021, informon PRESSonlione.al
Gjykatat në Maqedoninë e Veriut e filluan muajin janar 2022 me 97.330 lëndë të pazgjidhura dhe pranuan 602.682 lëndë të reja, ose gjithsej 700.020 lëndë. Prej tyre 590.897 janë zgjidhur dhe 109.123 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura. Rrjedhimisht, në nivel shtetëror, gjykatat në vitin 2022 nuk arritën të zotëronin fluksin e çështjeve dhe e rritën numrin e lëndëve të pazgjidhura për 11,785 lëndë.