SPORT

Xavi nuk mendon për 100 pikët

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, doli para mediave për të vlerësuar duelin e kësaj të mërkure ndaj Rayo Vallecano në Madrid.

Pavarësisht pranimit se fitorja ndaj Atlético Madridit ishte një hap shumë i rëndësishëm për të arritur titullin e La Liga-s, trajneri blaugrana ende nuk po mendon për të. Ai kërkon të fokusohen te Rayo, të cilin e përshkroi si “një rival shumë i komplikuar”.

Dy ndeshje pa pësuar gol – “Nesër është një ndeshje e vështirë. E di që e merrni si klishe këtë që po them, por fusha e Rayo është më e vogël dhe për mua ky rival është më i rëndë dhe më intensiv. Rayo është si shkëmb, skuadra më intensive në La Liga”.

Eric për të pezulluarit – “Është një nga opsionet, ai tashmë e bëri këtë në Elche, por ne kemi gjithashtu Frenkie dhe kemi thirrur Casadó. Do të vendosim nesër, është një ndeshje tjetër”.

Kundërshtari i së nesërmes – “I kam paralajmëruar lojtarët se do të jetë një ndeshje shumë intensive. Rayo nuk të lë të përparosh, distancat janë më të shkurtra. Duhet të jemi më praktik se zakonisht”.

Dembele – “E shtuna është vendosur për t’u kthyer. E shoh në gjendje perfekte, të dy do të jenë gati të shtunën, edhe Andreas”.

Titulli me gati 100 pikë – “Mendoj se njerëzit i dinë vështirësitë e klubit, jo vetëm ato sportive, por edhe institucionale.

Ne nuk e kemi fituar ende La Liga-n, por nëse e fitojmë, nuk do të kenë rëndësi rekordet. Çdo fitore na jep më shumë qetësi, çdo fitore tani është një hap më shumë drejt titullit. Ne nuk jemi për rekorde.

Nuk po mendoj për 9 golat e pësuar, që na japin shumë kredo. Nuk po mendoj për 100 pikët, meqë ra fjala, jemi kualifikuar në Champions League me tetë ndeshje përpara. Krahasimi me sezonin e kaluar është ky, jo pikët treshifrore”.

Tebas do t’ju ndihmojë me Messin – “Pyetni presidentin e La Liga-s, jo mua. Ne ekzistojmë brenda rregullave, duhet t’i respektojmë ato. Unë i kuptoj të gjitha rrethanat, secili shikon interesat e veta. Ajo që nuk mund ta kontrolloj nuk më intereson shumë, por Barcelona do të lumturohet shumë nëse e fitojmë këtë La Liga”.

11 pikët dhe  Ancelotti – “Ai ka absolutisht të drejtë, e marr si një kompliment. Është një shenjë se ne i kemi bërë gjërat shumë mirë deri më tani. Kjo tregon shumë për atë që po bëjmë në La Liga”.

Darka e Leos me kapitenët e Barcelonës – “Nuk kam shkuar ende te ëmbëlsirat (qesh). Nuk më kanë thënë gjë, po mendoj vetëm për Rayo, gjëja kryesore që na shqetëson tani”.

Dhurata për titullin, kthimi i Messit – “Janë hipoteza, por pyetja është e mirë. Ju e dini që më pëlqen të flas për Leon, kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por nuk është momenti”.

Gavi, më i ruajtur – “Nuk e kam këtë ndjesi, por Gavi është një person që nuk ikën nga kontaktet, është shumë i fortë. Ne i themi që kur sheh një karton të verdhë duhet të ketë kujdes. Ndeshjen e kaluar e pa të verdhën që në minutën e parë, por e kontrolloi veten shumë mirë”.

/BotaSot/

Related posts

Pezullohet Halili dhe një lojtar i Bylisit

admin

Lakers me LeBron në play – off

admin

Barcelona do ta mbajë Marcos Alonson

admin

Leave a Comment