SHOWBIZ

Nita Latifi nuk e sheh Luiz Ejllin fitues të BBVA

Banorët së fundmi në Big Brother VIP Albania kanë komentuar lojën e njëri-tjetrit dhe cilat janë arsyet që nuk duhet ta fitojnë këtë edicion.

Nita Latifi ka folur për lojën e Luiz Ejllit dhe përse nuk e meriton që ai ta fitojë Big Brother.

Ajo tha se çuditërisht çdo banorë e ka marrë Luizin si shembull, deri sa në mënyrë indirekte flasin për të si të ishte fituesi.

Ajo shtoi se nuk ka merita të mjaftueshme për të qenë fituesi, pasi është një person që e ka planifikuar që jashtë të mos jetë vetja, por të krijojë disa karaktere të ndryshme që i ka kopjuar.

“Fituesi nuk ka aspak tipare të ngjashme me Luizin. Luizi qysh në fillimet e tij ka qenë gjithçka e planifikuar. Aftësia e vetme që kisha thënë që i ka mbajtur në mend të gjithë ato karaktere, gjithë ato personazhe, pastaj aftësinë për të krijuar situata dhe për t’u bërë një influencë për banorët këtu brenda. Realisht unë nuk e shoh këtë si aftësi për fitues. E shoh si aftësi për në vazhdimësi të lojës për me pa diçka interesant në televizion, por jo fitues”, u shpreh ajo.

“Një fitues mendoj që duhet të ketë vlera shumë të larta njerëzore, duhet të ketë një qetësi, duhet të ketë gabime më pak sa që ka bërë Luizi këtu në shtëpi, duhet me qenë më i vërtetë. Unë akoma nuk e kam parë Luizin e vërtetë”.

“E ka dënuar edhe një banor tjetër për hir të dashurisë. Kiarën nuk e ka lënë të bëhet lojtare, duke u përzier në lojën e saj. Thjesht në disa pika ka qenë e cenuar prej personit që e ka dashur më së shumti”.

Related posts

Ja çfarë mund t’ju tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj

admin

Foto/ ‘Gëzuar Ramazanin’, një ndër rrugët më të famshme të Londrës zbukurohet për muajin e shenjtë islamik

admin

Keisi nuk e përjashton mundësinë për një lidhje me Kristin

admin

Leave a Comment