SHQIPËRI

Daçiq: Kjo është një ditë për të cilën duhet të turpërohet Këshilli i Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, ka reaguar pas miratimit të aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Daçiq tha se ky rezultat ishte i pritshëm.

“Këshilli i Evropës do të turpërohet”, tha ai.

Ai deklaroi në një intervistë për Tanjug se delegacioni serb i cili votoi kundër ishte larguar nga salla.

Kryediplomati serb i falënderoi shtetet të cilat votuan kundër aplikimit të Kosovës në KiE.

“Në anën tjetër, jemi vërtet të zhgënjyer me qëndrimin dhe qasjen e Greqisë dhe Sllovakisë, si anëtare të BE-së, të cilat u përmbajtën në votat e tyre, para së gjithash se ata nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Bosnja dhe Hercegovina ishte e përmbajtur në votën e tyre, imagjinoni këtë ironi, imagjinoni nëse Republika Sërpska do të aplikonte për anëtarësim tani, çfarë ironie dhe paturpësie do të ishte kjo dhe neve po na ligjërohet se po ndikojmë në shkatërrimin e integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Ata drejtpërdrejt po marrin pjesë në shkatërrimin e integritetit territorial të Serbisë”, theksoi ai.

Ivica Daçiq u shpreh i habitur me veprimin e Ukrainës.

“Shikoni sa vështirësi kemi për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës, sa tensionohemi dhe votojmë kudo dhe justifikohemi sepse dikush na akuzon se nuk e mbështesim sa duhet integritetin territorial të Ukrainës dhe Ukraina votuan duke abstenuar, kur bëhet fjalë për integritetin tonë territorial. Absolutisht e papranueshme. Armenia gjithashtu nuk ishte në sallë kur u zhvillua votimi. Ne nuk prisnim lëvizje të tilla nga ato vende”, tha Daçiq.

Derisa foli edhe rreth qëndrimit të Malit të Zi.

“Më duhet të them se sigurisht që do të lërë disa pasoja në marrëdhëniet tona”, shtoi ai.

Daçiq tha se ky është një mësim për Serbinë, që nuk duhet të humbasë kurrë shumicën në Organizatën e Komebeve të Bashkuara.

Related posts

‘Mbi 200 gëzhoja në vendin e krimit’ – Pamje nga masakra në Athinë ku mbetën të vrarë gjashtë shqiptarë

admin

Rritet numri i mbytjeve në det nga ataku kardiak – Regjistrohen 49 viktima

admin

Mali i Zi shpall 7 majin ditë zie për të vrarët në Serbi

admin

Leave a Comment