SHOWBIZ

‘Gjithmonë ka qenë në fokus paraja’, Blero habit me deklaratën për ish-partneren e tij

Në maj të vitit 2022, çifti i shumëpërfolur Blero Muharremi dhe Afrona Dika i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ata nuk dhanë një arsye specifike, dhe në atë kohë kërkuan nga media që të respektonin vendimin e tyre, pa krijuar aludime.

Por së fundmi në një intervistë për Prive, Blero ka shprehur disa arsye, që sipas tij janë shkaku i ndarjes.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar.”

Duke lënë të kuptohet që ishte një marrëdhënie e ndërtuar mbi interesin, Blero ka vijuar:

“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë.”

Kujtojmë se Blero dhe Afrona, janë dalluar për shprehjen e dashurisë në mënyrë publike dhe morrën mjaft vëmendje për dasmën e tyre madhështore në bregdet.

Related posts

Ftesë në 5/ Shoqja e Kejsit: Kristi s’u tregua burrë, Lorenci ta ëndërrojë të ketë qenë me Kejsin

admin

Ndalimi i duhanit/ Ligji shkelet kudo nëpër lokale

admin

Mesazhi misterioz i Joana Sanz i referohet futbollistit Dani Alves?!

admin

Leave a Comment