SHOWBIZ

“Fitoren e kemi në xhep”, Noizy në krah të Erion Veliajt në prag të zgjedhjeve

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur si Nozy, i uron fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet Europian.

“Lalo, ky mesazh vjen për ty, për gjithë mbështetjen, jo se jemi shokë, por puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ke kthyer Tiranën në një qytet Europian. Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë, në Tiranë t’u tregoja që ky është kryeqyteti im ku jetoj. Por puna jote flet dhe me të vërtetë uroj të kesh forcë akoma më shumë seç ke, dhe të uroj vetëm suksese dhe të na nderosh sikurse kë bërë gjithë këto vite. Njëri një ditë më pyeti se ç’punë ke ti me Tiranën? Ti je nga Durrësi. Tirana është edhe kryeqyteti im, jo vetëm i yti. Kështu që forca vëlla! Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep! Ju dua”, thekson Noizy.

Banner

Related posts

Rrëfimi i Nitës për betejën me tumorin ndez debate mes banorëve, artistja tregon si i ka përjetuar reagimet e tyre

admin

Jo vetëm për të marrë energji, por kafeja shërben dhe për të djegur kaloritë në mënyrë efikase

admin

Mediet franceze shkruajnë për debutimin madhështor të sopranos kosovare në Paris

admin

Leave a Comment