SPORT

Guardiola kërkon “finalen e parë”

Ditën e sotme do të nisin gjysmë-finalet e Kupës më të rëndësishme në Angli, pas Premier League, asaj të FA Cup, ku në këtë raund kanë mbetur Manchester City, Sheffield United, Brighton e Manchester United.

Kështu, në orën 17:45, në mitikun “Ëembley Stadium” do të zhvillohet gjysmë-finalja e parë e FA Cup, me “qytetarët” e Manchester City që do të kërkojnë përballjë Sheffield finalen e parë të këtij sezoni, me shpresën për të nisur me “këmbën e mbarë”, rrugën drejt tripletës.

Ndërkaq, ditën e nesërme në orën 17:30 do të mësohet dhe emri i finalistit të dytë.

Në “Wembley Stadium”, “pulëbardhat” e Brighton do të ndeshen me “djajtë e kuq” të Manchester United, në një përballje që pritet të jetë shumë e luftuar, me Manchester United që sërish duhet të vuajë në mbrojtje mungesën e Lisandro Martinez e Raphael Varane..
/BotaSot/

The post Guardiola kërkon “finalen e parë” appeared first on Kreu.

Banner

Related posts

Valencia “harron” të fitojë, Bilbao rikthehet në zonën evropiane

admin

Rangnick kundër vendimit të Nkunkus

admin

Ferizaj në top formë, mposht me rezultat të thellë skuadrën maqedonase

admin

Leave a Comment