KOSOVË

Të dielën zgjedhje në 4 komunat serbe në veri të Kosovës

Mbahen të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të 4 komunave me shumicë serbe në Kosovë. Procesi do të zhvillohet në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan. Në këto dy të fundit do të votohet edhe për asambletë e komunave.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se ka përfunduar përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e procesit. Të hapura do të jenë 19 qendra votimi, nga 44 të tilla që ka pasur në proceset e mëparshme.

Një pjesë e qendrave janë të vendosura në konteinerë. Policia e Kosovës njoftoi në një deklaratë të saj se ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet në këto 4 komuna po mbahen pasi në 5 Nëntor të vitit të kaluar krerët e këtyre komunave dhanë dorëheqje pas tensionit për çështjen e targave.

Në këto zgjedhje garojnë vetëm 10 kandidatë, dhe vetëm njëri është nga komuniteti serb. Kjo pasi Lista Serbe e ka bojkotuar procesin duke vënë si kushte formimin e asociacionit dhe largimin e njësive speciale policore të Kosovës nga veriu.

Bashkimi Europian ka shprehur zhgënjim për bojkotin e Listës Serbe duke deklaruar se është e domosdoshme që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës. Në krahun tjetër Beogradi e ka mbështetur vendimin e Listës Serbe.

Related posts

Von Cramon ngre paralele mes protestave në Beograd dhe arrestimit të policëve të Kosovës

admin

Raportet me Ramën janë lënduar, por me Kurtin do të takohet së shpejti

admin

Kryetari i Leposaviqit ka gjasa të nxirret përmes ajrit

admin

Leave a Comment