KOSOVË

Kosova duhet të anëtarësohet në OKB dhe NATO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Asistent Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë, David Cattler.

Begaj vlerësoi kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në përballimin e sfidave komplekse të sigurisë.

Ndër të tjera, Begaj nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet strukturave të inteligjencës të vendit tonë me ato të NATO-s është thelbësor, për të parandaluar influencat malinje të vendeve me qëllime jo miqësore.

Po ashtu, Begaj diskutoi me Cattler edhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku pavarësisht progresit të bërë, vërehen përpjekje të aktorëve me ambicie gjeopolitike, për të zgjeruar influencën dhe penguar proceset eurointegruese.

Kreu i shtetit theksoi se dakordësia e arritur për normalizimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është hap pozitiv dhe duhet të avancojë me arritjen e rezultateve konkrete.

Normalizimi i marrëdhënieve duhet të qendërzohet drejt njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë si OKB dhe NATO.

Në përfundim, Begaj theksoi se strukturat e inteligjencës dhe sigurisë së Shqipërisë do vijojnë të kontribuojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e NATO-s.

Related posts

Presidentja e Kosovës e hapur për zgjedhje të reja në komunat në veri

admin

Ish- e dashura e zyrtarit të FBI-së jep detaje lidhur me takimet McGonigal-Rama

admin

Goditet me shqelma kameramani i RTK-së, sulmohen punonjësit e mediave në Leposaviq

admin

Leave a Comment