KOSOVË

Escobar thotë se Kurti e ka pranuar Asociacionin

I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e konsideron gati “punë të kryer” çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Escobar deklaroi se ka pasur përparim në këtë çështje, dhe se Qeveria e Kosovës është pajtuar që ta themelojë.

Për Zërin e Amerikës Escobar shtoi se Kosova ka parashtruar kornizën dhe parametrat e Asociacionit, të cilat tha se edhe ShBA i ka mirëpritur.

“Para së gjithash, që të jem mjaft i drejtpërdrejtë, kemi parë një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor. Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cila duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra”, deklaroi Escobar.

Sipas Escobar, tashmë pritet që në takimin e ardhshëm Kurti-Vuçiq, më 2 maj, Kosova ta prezantojë një propozim konkret për themelim të Asociacionit.

Related posts

U sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik

admin

Çekia e gatshme që për herë të parë të emërojë një ambasador në Kosovë

admin

Sjellja e pacivilizuar e kryeministres serbe flet shumë

admin

Leave a Comment