SHOWBIZ

Vazhdohet arresti shtëpiak për vëllezërit Tate

Andrew Tates i është zgjatur arresti shtëpiak për 30 ditë të tjera nga një gjykatë rumune.

Ai u arrestua për herë të parë së bashku me vëllanë e tij, Tristan, në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor 2022.

Më 31 mars, influencuesi u zhvendos nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas një vendimi nga një gjykatës rumun, shkruan BBC.

Ende nuk janë ngritur akuza ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve të tjerë që u arrestuan përkrah tyre.

Megjithatë, prokurorët po hetojnë vëllezërit për krime të dyshuara për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.

Ata nga ana tjetër i kanë mohuar akuzat.

Dy bashkëpunëtoret e tyre, Georgiana Naghel dhe Luana Radu, u transferuan gjithashtu nga paraburgimi në arrest shtëpiak më 31 mars.

Që të katërt janë urdhëruar të qëndrojnë në pallatet ku jetojnë, nëse nuk kanë leje për t’u larguar.

Është e paqartë nëse edhe bashkëpunëtoreve të tjerë iu është zgjatur arresti shtëpiak.

Kjo do të thotë se ata nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre përpara datës 29 maj.

Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet. Përmbajtja e tij është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve të tërhequr nga imazhi i tij i veçantë.

Banner

Related posts

Nëntë arsye pse kafja është e mirë për ju, cilat janë përfititmet shëndetsore

admin

Mozzik më në fund tregon sekretin për dasmën, ja kush po e shoqëron

admin

Gjërat mesa duket po bëhen më serioze mes Kendall Jenner dhe Bad Bunny, zbulohen detaje të reja

admin

Leave a Comment