SHOWBIZ

Beyonce dhe Ronaldo nuk janë më të verifikuar në Twitter

Elon Musk ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore në median sociale twitter për të sjellë fitime monetare. Për këtë arsye, përdoruesit që dëshirojnë të mbajnë “tikun blu”, simbol statusi, pranë emrit të tyre duhet të paguajnë. Mes përsonazheve të njohur që I ka kapur ky “spastrim” janë Beyoncé dhe Cristiano Ronaldo.

Gjigandi i mediave sociale ka filluar të heqë verifikimin e dikurshëm me “tik blu” nga mijëra llogari. Mes përsonazheve të njohur që i ka kapur ky spastrim janë Beyoncé dhe Cristiano Ronaldo, të cilat nuk janë më të verifikuar në Twitter.

Lëvizja vjen pasi pronari Elon Musk përpiqet të bëjë disa ndryshime në kompaninë e mediave sociale për të sjellë fitime monetare.

Përdoruesit që dëshirojnë të mbajnë “tik-un” pranë emrit të tyre duhet të paguajnë 84 dollarë në vit për t’u abonuar. Reperi amerikan Ice T tha se zhurma për këtë ishte e panevojshme.

“Fakti që ne po diskutojmë edhe shenjat blu është një moment i trishtuar në shoqëri,” postoi ai.

Pavarësisht se tha se nuk do të paguante për t’u verifikuar, LeBron James ka ende një shenjë blu që është një “abonim falas” i dhuruar nga Elon Musk. Miliarderi konfirmoi se Stephen King dhe William Shatner gjithashtu morën abonimin falas.

Tik-u blu u bë një simbol statusi dhe një shenjë autoriteti. Por tani që “shenja” janë wshtë zhdukur, numri i ndjekësve të një personi të famshëm mund të bëhet e vetmja mënyrë për të bërë dallimin midis dikujt të famshëm dhe një jo i vërtetë.

Monitoruesit dhe ekspertët e mediave sociale kanë frikë se rritja e verifikimit me pagesë do të çojë në një përforcim të dezinformatave në faqe.

Related posts

Dikush ka nevojë për avokat! Travis Scott nuk i shpëton lehtë autoriteteve pas incidentit të fundit…

admin

Kurat natyrale që mund të përdorni në shtëpi për dhimbjet e këmbëve

admin

Brad Pitt shprehet se nuk i interson çfarë të tjerët mendojnë për lidhjen e tij të re, përfshirë edhe Angelina Jolie…

admin

Leave a Comment