SHQIPËRI

Herën e tretë e vranë, si u shpëtoi dy atentateve biznesmeni Ardian Nikulaj

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj pasditen e 19 prillit në lokalin e tij në Shëngjin ishte tentative e tretë e vrasësve me pagesë. 

Nikulajt sipas news 24 i janë bërë disa herë tentativa për ta eliminuar, dy nga të cilat viteve të fundit.

Në vitin 2019, në Shëngjin do të përhapeshin zëra se në zonë kishte mbërritur një vrasës me pagesë, i cili ishte paguar për të ekzekutuar Nikulajn. Alarmi i ngritur bëri që atentati të mos finalizohet, pasi në atë kohë organet ligjzbatuese do të merrnin informacionet në kohë dhe autorët do të tërhiqeshin.

Së fundmi, thotë një tjetër burim konfidencial, dyshohet se disa persona të kenë paguar një grup që operon në jug të vendit, që të organizonin vrasjen e Nikulajt. Ky grup, pasi merr përsipër organizimin, tenton të rekrutojë një vrasës me pagesë.

Tentativë, e cila sërish do të dështonte, pasi atentati dekonspirohet dhe nga ai moment, Ardjan Nikulaj shtoi sigurinë dhe lëvizte me makinë të blinduar. Por, kjo situatë nuk zgjati shumë. Nuk dihet ende nëse dora që e vrau është ajo e porositësve të dy tentativave të mëparshme për eliminimin e Nikulajt.

Sutori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë disa herë Nikulaj dhe më pas largohet.

68-vjeçari ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. Por pasi ka filluar të qëllojë, roja është larguar me vrap, për ti shpëtuar plumbave, ndërsa 2 persona pas banakut fshihen poshtë tij. 

Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit. Ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

Related posts

Pesë turistë britanikë bllokohen në “Shpellën e Pëllumbasit”, shkak terreni i vështirë malor dhe errësira

Gjyla Halili

Aksidenti tragjik në Greqi, Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur

admin

Arrestohen katër persona në Tiranë për vjedhje dhe dhunë në familje

admin

Leave a Comment