AKTUALE

Humanisti Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, me rastin e Festës së Bajramit, gëzon fëmijët në vendlindje me 300 dhurata

Nëse është për se i njohur malsori, është i njohur për mikpritje dhe humanizëm ndër vellazror. Në kohën Tonë, me këto tipare dallohet Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj.

Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, veçohet si humanistë i madh malsor i cili nga mundi dhe djersa e vet dhe familjarëve te vet ndihmon perosna ne nevojë dhe aktivitete kulturore në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Shqipëri, Dijasporë e posaçërishtë në Malësi.
Posaçerishtë është aktiv për të ndihmuar dhe përkrahur aktivitete humanitare dhe kulturore në Malësi.
Megjithëse i mërguar në U.S.A tash plot 40 vite shpirtin dhe zemrën e vet e ka në Malesi dhe shqiptari. Vetëm vitin e fundit Marku ne Malësi organizoj dhe perkrahu me dhjetra e dhjetra mijë dollar;
Shoqatat kulturore artistike
Qendrat fetare,
Aktivitetet kulturore,
Familjet në gjendje të veshtirë ekonomike,
Ndihmoj ndërtimin e shtepive për skamnorët,
Organizoj ndarjen e dhuratave për femijët e fshatrave te Rranxës së Sukës,
Shtroj darka vëllazrore në Parkun magjepës të Selishtit të cilin vet e ndërtoj dhe ja dhuroj Malesisë, për qindra pjesmarrës, prej çdo krahine të Malësisë, të dy konfesioneve.

Mark Lulgjuraj, për rastin e Festës së Bajramit, vendosi të gezojë të gjithë nxënësit dhe stafin e shkollave në Dinoshë dhe paralelet e ndara në Kshevë dhe Prift, Rrogath e Milesh. Ai siguroj 300 dhurata, , në vlerë totale prej 2.100 eurosh.
Për shkolle të Dinoshës dhuroj 200 dhurata, për shkollën në Milesh 70, dhe 30 dhurata i dhuroj për femijët ne gjendje më të veshtirë ekonomike.
Marku edhe nje herë tregoj shpirtin e Tij bujar dhe humaniste, tregoj se dashuria për vend dhe popull të vet është e pakufi, tregoj se Malsorët dhe Malesia duhet te gjithe se bashku të kremtojne festat fetare dhe kombtare, tregoj se gjaku Ynë i përbashkët është pasuria Jonë më e çmuar.
Buzqeshjen dhe gezimin që ju solli femijëve me rastin e Festes së Bajramit, Markut dhe familjes se Tij, Zoti ja ktheftë në shëndet, gezime, suksese dhe lumturi familjare.

Related posts

Asgjë nga kompania e Lazim Destanit për makinat elektrike “e.GO”, anulohet marrëveshja

Gjyla Halili

VLEN thotë se kishte “tren bullgar në Likovë”, parashtroi ankesë në KSHZ

Gjyla Halili

Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve, partitë vazhdojnë me aktivitete parazgjedhore

Gjyla Halili

Leave a Comment