AKTUALE

BEDRI ISLAMI NGA SHQIPËRIA UDHËHOQI LËVIZJEN POPULLORE TË KOSOVËS

Bedri Islami është i vetmi rast i pashembullt në historinë e popullit shqiptar të Kosovës, i cili ka lindur në Shkodër në Shqiperi dhe e ka drejtuar Lëvizjen Popullore të Kosovës, Degën Jashtë Vendit!
Sot më 20 Prill 2023, ish-Kryetari i LPK-së e ka ditëlindjen!
I lindur më 20 Prill 1951 në Shkodër, sot mbush 72 vite shqiptari i madh e i lavdishëm Bedri Islami!
Për shumë çka është i veçantë Bedri Islami!
Por unë në ditëlindjen e Tij të 72-të, po i përmendi këto:
Është i veçantë se është djali i personazheve te famshme te Migjenit, pra është djali i Lulit të Vocër dhe i Zenelit!
Nana Dritë e Bedri Islamit, është bija e fisit të famshëm të Gjylbegajve të Shkodrës!
Është shoku e bashkëveprimtari më i afërt nga Shqipëria i Heroit të Kombit, Gjeneral Fehmi Lladrovcit dhe Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmetit!
Është i vetmi shqiptar nga Nëna Shqipëri që ka drejtuar një subjekt politik LPK-në, dhe atë në kohën më të lavdishme, gjatë luftës së UÇK-së!
Lista e kontributeve të Bedri Zenel Islamit është e gjatë, është e të bëmave të mëdha, të cilat memorja e kombit do t’i mbajntë shënuara në arhivën speciale!
Urime ditëlindjen Baca Bedri!
💯 të lumtura!
Shëndet e suksese!
Gëzuar🇦🇱🥂

Me respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Prill 2023

Related posts

Taravari: Ndryshimi nuk mund të bëhet me BDI-në

Gjyla Halili

Nata e Kadrit, Grubi: Madhështia e kësaj nate uroj të përjetohet në çdo familje të besimtarëve

Gjyla Halili

Ndryshon numri i deputetëve tek disa parti, ja rezultatet e fundit nga KSHZ!

Gjyla Halili

Leave a Comment