AKTUALE

Kovaçevski – Drexler: Mbështetje e qartë gjermane për hapin e ardhshëm drejt BE-së

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski sot u takua me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Drexler.

Kryeministri Kovaçevski e priti ambasadoren e re gjermane Drexler dhe të dyja palët shprehën vendosmërinë për zhvillimin e mëtejshëm aktiv mes Maqedonisë dhe Gjermanisë i cili ka qenë i fuqishëm për shumë vite.

Në mbledhje, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është biseduar për disa çështje aktuale në rëndësi për vendin dhe rajonin, për avancimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ekonomik mes dy vendeve si dhe për sfidat në kontektsin evropian dhe gjeopolitik.

Në takim u përcoll një mbështetje e qartë gjermane për hapin e radhës në integrimin evropian të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, u theksua se perspektiva evropiane e Maqedonisë kërkon përkushtimin dhe mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë në vend. U konstatua se zhvillimi euroatlantik i Maqedonisë është faktor stabiliteti për të gjithë rajonin dhe për Evropën.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për faktin se Gjermani është partner i rëndësishëm i Maqedonisë që nga pavarësia e saj, një aleat në NATO, OKB dhe OSBE, një nga mbështetësit më të fuqishëm të integrimit tonë në Bashkimin Evropiann edhe në plan ekonomik.

Banner

Related posts

Nxënësit e mektepit të Xhamisë së Epërme në Çellopek kaluan me sukses provimin

Gjyla Halili

Moti me diell, temperatura deri në 33 gradë

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili mori pjesë në konferencën e organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve Islam (Islami Alimler Vakfı) në Edrene-Turqi.

Gjyla Halili

Leave a Comment