AKTUALE

Do të ulen çmimet e banesave në Maqedoni

Drejtori i SH.A.“Ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe me hapësira”, Zoran Gjorgiev tha pritet rënie e çmimit të ndërtesave në vend, si pasojë e rënies së çmimit të materialit ndërtues, transmeton TV21. Gjorgiev tha se për momentin nuk e di se sa do të ulet çmimi i banesave për metër katrorë.

“Sipas asaj drejt së cilës ka lëvizje, ka disa ulje në çmimet e materialeve të ndërtimit dhe çmimet në çdo rast do të bien. Ne si kompani jemi thjesht kompani shtetërore që jemi edhe rregullator i çmimit, për këtë për kohë të shkurtër do të nis ndërtim në “furrën e vjetër të ushtrisë”, kështu që të mund që kësaj “çmendurie” që e ka kapur shtetin, por edhe rajonin për metër katrorë, të jemi një lloj rregulluesi. Mendoj se çmimet do të bien ndjeshëm. Në këtë moment nuk kemi informacione sa do të jetë çmimi i banesave për metër katrorë. E dini se te ne caktohet nga Byroja për Ekspertizë Gjyqësore, pastaj shkojnë në Qeveri, e pastaj shkojnë në shpallje publike ku mund të dalin në ankand për çmimin”, tha Zoran Gjorgiev.

Related posts

REISUL ULEMA I BFI DEKOROHET ME DEKORATËN “MEDALJA E PËRSOSSHMËRISË SË LIDERSHIPIT DHE TOLERANCËS NDËRKULTURORE”

Gjyla Halili

Obstruksionet e VMRO-DPMNE-së në Parlament, qytetarëve u kushton 55 mijë euro në ditë!

admin

Skenar i rrezikshëm nga Mickovski/ VMRO do të votojë për Arben Taravarin me 24 Prill?!

Gjyla Halili

Leave a Comment