SPORT

Ancelotti e do Milanin në finalen e madhe

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti duke folur për ‘Mediaset’ pas kualifikimit të Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ka thënë se e dëshiron Milanin në finalen e madhe të kësaj garë.

“Një gol i madh për Milanin.

E përgëzojë Napolin që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe e meriton të fitojë kampionatin.

Idealja do të ishte të takoheshim Milani në finale, por ka ende shumë për të bërë”, ka thënë Ancelotti.

Ai mendon se historia dhe tradita në Ligën e Kampionëve ka rëndësi të madhe.

“Historia në këtë lloj kompeticioni ka rëndësi të madhe.

Nuk është rastësi që Milani dhe Real Madridi janë skuadrat që kanë fituar më shumë Kupa Evropiane”, ka theksuar strategu italian.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Bayerni në kërkim të një portieri

admin

Interi i vendos çmimin – Kreu

admin

Real Madrid me kusht të papritur për kroatin Modric

admin

Leave a Comment