SPORT

Boston nuk zhgënjen – Kreu

Boston udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale play off ndaj Atlanta, pas fitores 119-106 arritur sot në fushën e tij.

Takim që u dominua nga vendasit, ku diferencën e bënë Tatum me 29 pikë e 10 rebound si dhe White me 26 pikë. Po 29 pikë realizoi edhe Murray për Atlanta, por që mbetën për statistikë.

Cleveland fitoi 107-90 ndaj New York në ndeshjen e dytë çerekfinale, duke barazuar 1-1 serinë. Garland me 32 pikë ishte lider në fushë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e dyshes Garland-Brunson për nju-jorkezët.

Në Perëndim është luajtur vetëm një ndeshje. Ekipi i Phoenix mundi 123-109 Clippers dhe barazon 1- serinë e takimeve.

Edhe pse Leonard realizoi 31 pikë për Clippers e Westbrook 28, ato s’mjaftuan për të fituar. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqyen Booker me 38 pikë e Durant me 25.

Play off-Çerekfinale Konf.Lindje

Philadelphia – Brooklyn, (2-0)

Boston – Atlanta, 119-106 (2-0)

Cleveland – New York, 107-90 (1-1)

Milwaukee – Miami, (0-1)

Play off-Çerekfinale Konf.Perëndim

Sacramento – Golden State, (2-0)

Memphis – Lakers, (0-1)

Phoenix – Clippers, 123-109 (1-1)

Denver – Minnesota, (1-0)

/BotaSot/

Related posts

Fetahu ndahet me Lirinë

admin

Klopp nuk i përgjigjet vetëm një gazetari, tregon edhe arsyen

admin

Fiorentina – Olympiacos, finalja e Ligës së Konferencës

Gjyla Halili

Leave a Comment