SHOWBIZ

Ghetto Geasy dhe MC Kresha po sjellin bashkëpunim me Inva Mulën

Sado që mund të tingëllojë e çuditshme, dy reperët e njohur shqiptarë po sjellin bashkëpunim me një prej zërave më të fuqishëm të kombit.

MC Kresha dhe Getoar Selimi kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët muzikor me sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, e cila është shkëputur nga xhirimet e klipit që janë realizuar këto ditë.

Tre artistët nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi projektin muzikor në fjalë, duke lënë thjeshtë të ditur datën e publikimit, e cila do të jetë nesër (e mërkurë) në ora 18:00.

Ky bashkëpunim mes MC Kreshës dhe Getit vjen pasi dyshja i dhanë fund një armiqësie të gjatë ndër vite dhe shtrinë dorën e pajtimit me njëri-tjetrin.

Banner

Related posts

Tetë gjërat që dikur ishin tabu dhe sot janë të zakonshme

admin

Reagon Megi Pojani pas videos ku tallet te varri i stërgjyshes

admin

“Kryqëzimi” pas komentit për fëmijët jetimë, Dea e përlotur: Ndjej përgjegjësi për fjalët…

admin

Leave a Comment