KOSOVË

Imami Ahmed kalaja sqaron ndalesën në Maqedoni

Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i cili dje është ndaluar në kufirin e Qafë Thanës dhe nuk i është  lejuar hyrja në Maqedoni. Në një video të postuar nga vetë ai, ka sqaruar gjithë ngjarjen se si ka ndodhur. Ai ishte i ftuar të marr pjesë në një nga netët e teravisë të muajit Ramazan në xhaminë e fshatit Bojanë të Shkupit. Kalaja dje nxori dokumentet ku shihen arsyet e ndalimit të tij, ku mes tjerash shkruan se ai përbën rrezik për rendin publik, sigurinë ndërkombëtare, shëndetin publik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut.

  https://www.youtube.com/watch?v=kR6l8NGqwNQ

Nuk ka ndodhur që të kem udhëtuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut që mos të kem pasur vonesa, Qysh herën e parë kur kam udhëtuar studenti im u martua kam pritur 6 orë në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Për pesë vite radhazi jam ndaluar nga policia. Para një muaji isha për të mbajtur ligjëratë dhe kisha informacione se të gjitha ndalesat janë hequr dhe emri im është fshirë nga listat. Dhe kur shkova sot mu dha ajo letra famëkeqe dhe diskriminuese”- tha Ahmed Kalaja – imam nga Shqipëria.

Banner

Related posts

Arrestohet kosovari, mbajti peng 6 turistë italianë pasi pretendoi se i kishin dëmtuar pajisjet e apartamentit me qira

admin

Zhgënjyese që Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

admin

Ndaj policëve kosovarë dyshohet se u ushtrua dhunë

admin

Leave a Comment