SHOWBIZ

Erdha në Kosovë pa pasaportë diplomatike, pa kontroll

Stilisti Valdrin Sahiti javën e kaluar ka qenë një prej personazheve më të përfolur në media.

Kjo pasi u përfol në disa raportime të mediave online se ai mund të jetë arrestuar në Turqi, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike.

Këto dyshime i hodhi poshtë avokati Besnik Berisha, në një prononcim për Telegrafin, duke thënë se është e pavërtetë se klienti i tij ndodhet i arrestuar në Stamboll, madje krejt e kundërta – ai ishte në Dubai për vizitë pune.

E teksa këto thashetheme e kanë shndërruar në personazhin më të përfolur të javës, duket se nuk kanë munguar edhe ironizimet nga kolegët e tij në rrjetet sociale.

Stilisti Mr. Rex i cili është kujdesur për veshjen e shumë yjeve të estradës publikoi në InstaStory një video nga arritja e tij në Kosovë, më saktësisht në aeroport te pjesa e udhëtarëve.

“Erdha unë në Kosovë, pa pasaportë diplomatike, pa kontroll”, ka shkruar Mr. Rex në mbishkrimin e videos.

Kjo u pa nga ndjekësit e tij si një ironizim i hapur lidhur me faktin që stilist Sahiti është posedues i pasaportës diplomatike, të lëshuar nga ish-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, e cila njëherësh është mikja e tij./telegraf

Banner

Related posts

iPhone 15 mund të ndalohet në Evropë, nëse ndodh kjo gjë

admin

Billie Elish bën një debutim surprizë si aktore, ja ku do ta shohim këngëtaren

admin

Ky ushqim pastron gjakun, forcon imunitetin dhe ka vetëm 43 kalori

admin

Leave a Comment