SHOWBIZ

Shkurte Fejza flet se si u dëbua nga shtëpia gjatë luftës, tregon nëse ka fituar diçka nga ‘Xhamadani’ e ‘Mora fjalë’

Artistja e madhe Shkurte Fejza erdhi në një rrëfim ekskluziv për programin ‘Më prit në fundjavë’ në RTSH. Zëri unik i shqiptarisë dhe simboli i këngëve patriotike tregoi se emocionohet sa herë vjen në Shqipëri e se të njejtin ndjesi ndjeu edhe kur preku ekranin publik, ekrani i vetëm që ndiqej me aq shumë dashuri nga shqiptarët e Kosovës në ditët e tyre më të vështira.

Artistja rrëfeu se ndjen shumë kenaqësi që dy hitet e saj ‘Mora fjalë’ apo edhe ‘Xhamadani vija-vija’ këndohen edhe sot masivisht, sidomos nga brezi i ri në klube e festa nga më të ndryshme. Këto dy këngë quhen shpesh si dy himne kombëtare të sjella edhe nga artistë të ndryshëm për publikun mbarë shqiptar. Nisur nga suksesi i tyre, Ermali e pyet në lidhje edhe me të ardhurat financiare që ajo mund të ketë marrë nga të drejtat e autorit. Ironikisht dhe me shumë keqardhje Shkurte Fejza pohon se nuk ka fituar asgjë edhe pse shpreson që ndoshta në Kosovë mund të ketë dritë në fund të tunelit përsa i përket të drejtave të autorit.

Shumë emocione të forta pati për artisten teksa u surprizua në program nga vajza e saj Gresa. Përlotja e Shkurte Fejzës ishte e pashmangshme duke treguar se gjithçka ka pasur në jetë e ka investuar tek fëmijët dhe rritja e tyre. Dielli, nipi, duket se i ka ndryshuar jetën dhe se gjyshja shpreson që ai një ditë të bëhet këngëtar.

Përlotjet ishin të shpeshta në programin e Ermalit edhe teksa fliste për luftën e Kosovës. 

Shkurte Fejza rrëfeu se me fëmijët në krahë u dëbuan nga shtëpia e se mes plumbave kanë patë vdekjen me sy. Këto momente fatkeqësisht kanë lënë dhimbje ende tek ajo, pasi pohon se kur i kujton në shtëpi qan me dënese e se zgjohet shume e trishtuar për ditë të tëra.

Related posts

Ndodh e papritura pas largimit nga Big Brother VIP/ Bled Mane puth Ina Kollçakun

admin

Debatet e forta mes çiftit në BBV/ Kiara: Më lëndon me atë lloj gjuhe! Luizi mbyll tensionin me kërkesë falje

admin

Ftesë në 5/ Këngë si Luizi-Kiarës për Shën Valentin, e ftuara: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë…

admin

Leave a Comment