SHOWBIZ

Keisi nuk e përjashton mundësinë për një lidhje me Kristin

Keisi Medini dhe Kristi Aliaj kanë qenë dy emra po ashtu shumë të diskutuar në Big Brother VIP Albania.

Dyshja nisën një njohje brenda, e cila u ftoh me kalimin e kohës nga të dyja palët.

Ka qenë biondja ajo që u tërhoq nga Kristi duke thënë se nuk ndjen më për të, gjë që ndodhi menjëherë pas hyrjes së Lorenc Hasramajt në shtëpi, i cili dikur kishte pasur një lidhje me këngëtaren.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo mbrëmë (e shtunë) u eliminua nga gara e BBVA, gjersa pas daljes diskutoi disa gjëra.

Artistja shqiptare theksoi se nuk e përjashton mundësinë për një njohje jashtë me Aliajn, nëse ai do t’i shkruajë i pari.

Foto: Screenshot/YouTube

“Do pres të dalë Kristi dhe nëse ai më shkruan i pari, atëherë do të shohim”, u shpreh ajo.

Kjo ka lënë të nënkuptohet që jashtë mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

Banner

Related posts

“Pastrojeni” trupin në fundjavë

admin

Jori konfirmon lidhjen me reperin italian, poston videon në TikTok

admin

Rezarta Skifterin e shohim ndryshe, stilistja bën debut si piktore

admin

Leave a Comment