KOSOVË

Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur sot se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.

Ai ka shkruar se në dy vjetët e fundit, Kosova ka kaluar duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.

“Më 18 mars në Ohër/Ohrid, HR/VP i BE-së Josep BorrellF njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa.”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq./KosovaPress

Banner

Related posts

Partia e Serbëve të Kosovës tërhiqet nga pjesëmarrja në zgjedhje

admin

BE-ja po e humbet durimin me tensionet Kosovë – Serbi

admin

Zyrtari amerikan vizitë në Kosovë, “shmang” Kurtin – takohet vetëm me presidenten Osmani

Gjyla Halili

Leave a Comment