SHOWBIZ

Disa ushqime që duhet të evitohen për të reduktuar simptomat e alergjisë sezonale

Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur dhe lulëzojnë bimët, ndeshemi me fenomenin e alergjive. Çdo njeri mund të ketë apo të zhvillojë një alergji, që nga i porsalinduri e deri tek i rrituri. Bimët janë përgjithësisht përgjegjëse për alergjitë ndaj poleneve, dhe alergjitë janë të ndryshme pasi ka një shumëllojshmëri bimësh.

Më poshtë disa ushqime për të reduktuar simptomat:

Shafran i Indisë

Shafrani i Indisë është një erëz me veti të rëndësishme anti-inflamatore dhe antioksidante. Studimet kanë treguar efektivitetin e tij në reduktimin e simptomave të alergjisë nga bari.

Hudhra

Hudhra mund të ndihmojë në reduktimin e ashpërsisë së simptomave dhe zbutjen e inflamacionit duke çliruar histaminën (neutransmetues) nga qelizat mast.

Salmon

Salmoni është një peshk i yndyrshëm i pasur me Omega-3 që ndihmojnë në zbutjen e simptomave të zakonshme të alergjisë si sytë e fryrë dhe kruarjen e fytit. Këshilla e ekspertëve është ta konsumoni të freskët sepse nivelet e histaminës janë më të ulëta. Peshq të tjerë të pasur me yndyrna Omega-3 janë skumbri dhe sardela.

Qepë e kuqe

Qepët e kuqe ndihmojnë në lehtësimin e atyre që vuajnë nga alergjitë e polenit dhe pluhurit.

Manaferrat

Manaferrat përmbajnë antioksidantë dhe vitaminë C, e cila ndihmon në mbajtjen e niveleve të histaminës në trup në një nivel të tolerueshëm, duke reduktuar kështu rrezikun e lotimit të syve dhe kruajtjes së fytit.

Kefir

Kefiri është një derivat qumështi që mund të merret përmes një pije ose smoothie. Ai është i pasur me probiotikë( mikro-organizma të dobishem për organizmin tonë) që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të baktereve të dobishme që popullojnë zorrët.

Ananasi

Ananasi është një aleat i vlefshëm shëndetësor në këtë periudhë të veçantë të vitit. Ky frut përmban një enzimë, bromelain, e cila mund të sigurojë lehtësim nga kruajtjet e syve ose të zvogëlojë rhinorrhoea-n (rrjedhjen e hundës). Përdorni ananasin si meze të lehtë gjatë ditës, në mëngjes ose gjatë vakteve.

Xhenxhefil

Xhenxhefili është një ushqim i njohur si një anti-inflamator natyral. Ai pengon lirimin e histaminës nga disa qeliza. Ju mund të shtoni xhenxhefil në çaj ose ujë ose ta përdorni si bazë për shumë pjata të shijshme.

Lakra

Lakra është një perime e pasur me karotenoidë, Ato pengojnë lirimin e histaminës, duke ndihmuar në luftimin e simptomave të tilla si rhinorrhea dhe kruarja e syve.

Related posts

Foto/ Koncepti i superjahtit të printuar 3D i krijuar për të qenë “praktikisht i padukshëm”

admin

Foto/ Shakira me pushime luksoze, ylli do të shkojë në ishullin që nuk shkon dot çdokush por vetëm miliarderët

admin

Çështja me flamurin serb, Rita Ora iu kundërpërgjigj kritikave me një video

admin

Leave a Comment