SHQIPËRI

Vrau kolegun në orarin e punës, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në SHBA (EMRI)

48-vjeçari shqiptar, Astrit Bushi është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij në gusht të vitit 2020, në Oakland Country, në Miçigan të SHBA-ve.

Mediat e huaja shkruajnë se Astrit Bushi, është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj  49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac.

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht të vitit të kaluar, rreth orës 1:30, ku policia e zonës mori raportimin se 49-vjeçari ishte pa ndjenja.

Të dy ishin punonjës të kontraktuar pastrimi dhe aksidentit ishin në orar pune. Bushi është gjetur në këmbë pranë viktimës dhe është arrestuar. Në rrahje policia gjeti edhe një send të përdorur si armë.

Banner

Related posts

Fitoi zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, Rama uron Jakov Milatoviç

admin

BE ndërpret fondet për Shqipërinë për shkak të korrupsionit/ Si u pezullua programi më i rëndësishëm

admin

“Për çdo serb të vrarë, i vrasim 100 myslimanë”, deklarata e Vuçiqit për të cilën s’u pendua asnjëherë

admin

Leave a Comment