KOSOVË

I dyshuari s’mund të fliste, ka dëshmitarë

Prokurorja Sahide Gashi ka thënë se në rastin tragjik në Pejë, kanë siguruar dëshmitarë okularë dhe se i dyshuari nuk mund të fliste.

Në rastin ku dyshohet se i biri ka vrarë nënën, Gashi ka thënë se bashkë me forenzikën, prokuroria ka dalë në vendngjarje dhe janë mbledhur të gjitha provat ku shtoi se është urdhëruar edhe autopsia e trupit të tashmë të ndjerës.

“Duke ju falënderuar reagimit jashtëzakonisht të shpejtë të Policisë së Pejës është arritur që i njëjti të arrestohet në mënyrë që të mos i shkaktojë ndonjë dëm dikujt tjetër apo të lëndojë veten. Kemi dal në vendin e ngjarjes bashkë me forenzikën, ku kemi siguruar të gjitha provat, janë izoluar të gjitha gjurmët, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës dhe kemi siguruar dëshmitarë të ngjarjes.

Ajo tha se do të urdhërojnë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të të dyshuarit dhe se do të vazhdojnë me hetime deri në ndriçimin e rastit.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo nuk ka qenë në gjendje, në prani të mbrojtësit. Kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e të njëjta”, tha ajo.  

Related posts

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Pajtim për të zhdukurit, mospajtim për Asociacionin

admin

Viktima dhe makina nën ujë, pamje apokaliptike nga përmbytjet në Bullgari

admin

Bieber: Vuçiq e pranoi planin evropian duke shpresuar se nuk do ta pranojë Kurti

admin

Leave a Comment