AKTUALE

Akademi kushtuar Alban Ajetit/ Ahmeti: Gjeneratat e reja duhet ta dinë se për liri është derdhur gjak i rinisë

Banner

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Akademi në përkujtimore kushtuar studentit, dëshmorit të kombit, Alban Ajeti, ai tha se gjeneratat duhet ta dinë se lirinë që e shijojnë është për shkak se është derdhur gjaku i rinisë.

“Ai ëndrrat i kishte më të mëdha se si të jetojë në tokën e arbërit në tokën që dështi të jetë i lirë me dinjitet. Më bëri përshtypje poezia e tij për nënë. Mos më qajë, i drejtohet nënës së vet, mos më qaj se kam vdekur. Prandaj nëna e Albanit, si Albani ka studentë e çlirimtar, që saherë ajo t’i kujtojë këto çlirimtarë le ta dinë se ka studentë që dalin nga universitetet që e kanë nënë edhe nënën e Alban Ajetit”, tha Ali Ahmeti.

Në prani të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të dëshmorit të kombit, Alban Ajeti, evokuam sot me krenari kujtimet mbi atdhedashurinë e tij, vrullin djaloshar dhe gjurmët e përjetshme që Albani i la në shërbim të lirisë së Kosovës në përvjetorin e 24-të të rënies së tij heroike.

U bëmë bashkë për ta kujtuar pikërisht në Universitetin e Tetovës sepse këtu do të vijonte studimet deri në çastin kur jehoi kushtrimi për lirinë e atdheut, thirrje të cilës Albani i rritur dhe i edukuar në një familje me taban kombëtar nuk mund të mos i përgjigjej.

Bashkë me shokë u bë pjesë e UÇK-së dhe mori diplomën më të shenjtë, atë të dëshmorit të kombit. Nderoi familjen dhe shokët e idealit që ruajnë me krenari kujtimin për të.

Lavdi e përjetshme Alban Ajetit dhe të gjjthë të rënëve për lirinë e Kosovës, ka shkruar mes tjerave Ahmeti.

Banner

Related posts

KPM bën thirrje që të respektohet heshtja zgjedhore nga mediat

Gjyla Halili

Osmani do t’i drejtohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg

admin

Aksion policor në Shkup! Prokuroria: Bastisjen në 5 lokacione pas provave të siguruara nga rasti “Bunker”

Gjyla Halili

Leave a Comment