SHOWBIZ

Seriali ‘Harry Potter’ do të xhirohet

Prej disa kohësh përflitet se “Warner Bros. Discovery” është gati të rikthehet në Hogwarts dhe tani më në fund është konfirmuar.

“Letra juaj për Hogwarts është këtu. Max ka porositur serinë e parë televizive të Harry Potter, një përshtatje besnike e librave ikonë ,” shkruajti produksioni në Twitter me një video-njoftim.

Për momentin nuk ka detaje se çfarë saktësisht do të mbulojë seriali apo kush do të luajë personazhet kryesore, por Variety shkruan se është planifikuar një serial me një kast krejtësisht të ri. Secili nga sezonet do të merrte komplotin nga një nga shtatë librat, që do të thotë se seriali do të filmohej për vite me rradhë.

“Çdo sezon do të jetë autentik për librat origjinalë dhe do të sjellë Harry Potter dhe aventurat e tij të pabesueshme për audiencë të re në mbarë botën, ndërsa filmat origjinalë, klasikë dhe të dashur do të mbeten në zemër të ekskluzivitetit dhe të disponueshëm për t’u parë,” u bë e ditur nga produksioni.

Autorja e librave J. K. Rowling do të jetë producentee ekzekutive së bashku me Neil Blair dhe Ruth Kenley-Letts.

Banner

Related posts

Georgina Rodriguez pranon mes lotësh se pësoi tri aborte para humbjes tragjike të djalit të saj Angel

admin

Motrat Pojani bëjnë veprime të pahijshme në varreza

admin

Ylli i viteve ’60, aktorja dhe modelja Raquel Welch ndërron jetë në moshën 82-vjeçare

admin

Leave a Comment