KOSOVË

Gjykata merr vendim për tre personat që dyshohen për sulmin ndaj Valon Sylës

Gjykata Themelore në Prishtinë l ka vendosur për një muaj paraburgim për tre  të dyshuarit për sulmues ndaj  gazetarit Valon Syla.

Ndaj të pandehurve L.D., K.H. dhe O.H. rëndon akuza për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin”, njoftoi gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Policia e Kosovës arrestoi, të mërkurën në mbrëmje, tre personat që dyshohet se sulmuan fizikisht një natë më herët, gazetarin, Valon Syla. Ky i fundit pas lëndimeve të marra mori trajtim mjekësor në QKUK>

Arrijnë në Gjykatë tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

Tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla janë sjellë në Pallatin e Drejtësisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Ata të mërkurën u arrestuan për sulmin ndaj Sylës, që ndodhi të martën mbrëma në Prishtinë.

Ndaj tre personave që janë të dyshuar për sulmin, rëndohet akuza e kryerjes së veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe ceket fakti se rasti po hetohet nga Drejtoria Kundër Terrorizmit.

Banner

Related posts

Kompania izraelite pretendon se grupi Wagner është nisur në Kosovë

admin

Rama shkarkon nga detyra Bledi Çuçin si Ministër të Brendshëm, në vend të tij Taulant Balla

admin

Protesta pas vrasjeve masive në Serbi, Vuçiq thotë se nuk tërhiqet para turmës

admin

Leave a Comment