SHOWBIZ

Cila është proteina që shkatërron shëndetin e tiroides

Studimet e shumta mbi shëndetin e tiroides kanë nxjerrë në pah rolin dhe ndikimin e glutenit ndaj kësaj gjëndrre të rëndësishme për të gjithë organizmin.

Çfarë Është Gluteni?

Gluteni është një lloj proteine e fortë që kryesisht gjendet tek gruri dhe drithëra të tjerë si elbi, bullguri dhe thekra.

Por kjo nuk do të thotë që gluteni nuk është i pranishëm edhe në produkte si makaronat, buka apo biskotat.

Gluteni gjendet kudo; tek balsamet e buzëve deri tek salcat e përpunuara të sallatave, vitaminat apo erëzat.

Shumë njerëz në botë janë të ndjeshëm ndaj saj dhe akoma më shumë që nuk e tolerojnë dot këtë proteinë.

Gluteni në vetvete përmban gliadinë, një proteinë që perceptohet e huaj nga organizmi.

Për pasojë, gluteni e acaron sistemin imunitar duke shkaktuar një sërë problemesh.

Ndikimi i Glutenit Tek Shëndeti i Tiroides

Në pamje të parë, gliadina i duket trupit e ngjashme me një enzimë të njohur si transglutaminase e cila krijon lidhjet kimike në organizëm.

Gjendra tiroide ka një përqendrim të lartë të kësaj enzime.

Kur sistemi imunitar nis të sulmojë gliadinën, antitrupat sulmojnë njësoj edhe gjendrën tiroide.

Kësisoj tiroidja pëson dëmtime që mund të zgjasin edhe për 6 muaj.

Tiroidja mund të bëhet pasive ose të prodhojë hormone me tepricë.

Në secilën prej skenareve të mësipërme, tiroidja mund të ndërhyjë negativisht në sintetizimin e hormoneve dhe në metabolizëm duke ndikuar kështu tek pesha dhe nivelet e energjisë.

Kur gluteni shkakton një reagim nga sistemi imunitar, pasojat vërehen edhe tek zona të tjera të trupit siç është truri.

Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit që vuajnë nga një çrregullim i tiroides duhet të shmangin plotësisht glutenin.

Ata që janë të ndjeshëm nga gluteni, duhet të kuptojnë se shmangia e tij është mënyra më e mirë për të mbrojtur tiroiden dhe shëndetin në përgjithësi.

Ekspertët sugjerojnë që në vend të grurit, njerëzit e ndjeshëm ndaj tij duhet të konsumojnë drithëra të plotë pa gluten siç është kinoa apo hikrra që janë shumë të shëndetshëm për organizmin, tiroiden dhe tretjen. 

Related posts

Si të vishet një i porsalindur në stinën e nxehtë të verës?

admin

‘Gjithmonë ka qenë në fokus paraja’, Blero habit me deklaratën për ish-partneren e tij

admin

Whatsapp po vjen me një super përditësim

admin

Leave a Comment