SHOWBIZ

Disa mënyra natyrale për ta qetësuar kollën në shtatzani

Shqetësime gripale mund të shfaqen edhe gjatë shtatzanisë dhe në këtë periudhë është shumë e rëndësishme të kërkoni shërim jo tek medikamentet, por tek metodat natyrale.

Në këtë periudhë të ftohtë, e cila është bërë epiqendra e virozave, disa këshilla do të jenë tepër të vlefshme dhe njëkohësisht aspak të dëmshme. Ja cilat janë alternativat që ne ju ofrojmë:

 Uji. Uji është një hidratues shumë i mirë për organizmin dhe do të japë një ndjesi lehtësimi në zonën e fytit. Gjithashtu mund të bëni avull duke zier ujë me sodë ose gjethe mente.

 Mjalti. Ai është një zgjidhje perfekte për të qetësuar kollën. Mund ta konsumoni me qumësht, çaj, kamomil ose duke e ngrënë me lugë (mos e ekzagjeroni me sasinë). Ka veti kryesisht për kollën e thatë.

 Qepa. Prisni një qepë në feta shumë të holla dhe më pas shtoni disa lugë sheqer dhe mbuloheni pjatën duke e lënë të pushojë për disa orë. Konsumoni 2 lugë 3-5 herë në ditë.

 Propolis. Mund të blini në dyqanet “erboristeria” një spërkatës (sprai) me propolis. I kërkoni shitëses t’ju japë një sprai pa alkol (për fëmijë) duke i bërë të qartë gjendjen tuaj (shtatzaninë).

Në rast se kolla është e shoqëruar edhe nga temperatura apo shenja të tjera gripale duhet të përdorni vetëm Paracetamol dhe asnjë medikament tjetër. Ai mund të gjendet me emra të ndryshëm në treg si për shembull Tachipirina, Eferalgan etj, rëndësi ka që përbërja të jetë Paracetamol. Në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni Aspirinë, e kundërta duhet të ndodhë vetëm nëse jua ka rekomanduar mjeku. Mos konsumoni medikamente me iniciativën tuaj personale!

Related posts

Gratë koreano-veriore që kanë emrin e njëjtë me bijën e liderit Kim Jong-un, urdhërohen ta ndryshojnë (fotot)

admin

Ftesë në 5/ Klea Huta “mbron” dhëndrin e Big Brother VIP, Luizin: Gjesti më i shëmtuar nga banorët

admin

Gjashtë arsye pse thashethemet shërbejnë shumë mirë për ju

admin

Leave a Comment