SHOWBIZ

Raportohet se është arrestuar për drogë në Stamboll, stilisti Valdrin Sahiti “bëhet i gjallë” në rrjetet sociale

Në mediat kosovare u raportua se stilisti i njohur Valdrin Sahiti u arrestua të mërkurën në Aeroportin e Stambollit. Sipas mediave kosovare, Sahiti dyshohet për veprën penale blerja, pranimi dhe posedimi i drogërave.

Sipas të njëjtave raportime, policia turke ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Stilisti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar nga autoritetet turke.

Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.

Ndërkaq, sot në profilin e tij në Instagram Sahiti ka shpërndarë një fotografi gjatë paradites. Autoritetet kosovare ende nuk kanë dalë me njoftim zyrtar për rastin.

Banner

Related posts

Ronaldo kualifikohet me Al Nassrin në Ligën e Kampionëve të Azisë

admin

Selena Gomez dhe Zayn në një romancë? Gigi Hadid mesa duket nuk do ta kishte problem

admin

Blerim Destani feston ditëlindjen sot, Loredana i bën urim special

admin

Leave a Comment