SHOWBIZ

MPJ në Kosovë thotë se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për arrestimin e Valdrin Sahitit

Banner

Sot është raportuar se në aeroportin e Stambollit është arrestuar disenjatori nga Kosova Valdrin Sahiti. Sipas raportimeve, policia turke e zbuloi se ai kishte substanca narkotike me vete, teksa tentoi të kalonte duke përdorur statusin e diplomatit.

Lidhur me këtë portali rtv21.tv ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga e cila është thënë se janë në pitje të informacioneve nga autoritetet turke.

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), është ende në pritje të informacioneve zyrtare nga autoritetet turke, rreth rastit në fjalë. Z.Valdrin Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në dhjetor të vitit 2020, me vendim të ish ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj. Meqenëse deri në këto momente MPJD nuk ka asnjë konfirmim zyrtar rreth rastit, ne nuk mund të flasim për masat që duhen marrë në të tilla raste ngase varet nga informacionet zyrtare që do ti pranojmë gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së./21Media

Banner

Related posts

Cila është proteina që shkatërron shëndetin e tiroides

admin

U tha se i prishën raportet por Klea Huta nuk mungoj në dasmën e Kiares

admin

10 nga veshjet më të mira për meshkuj nga historia e Oscars

admin

Leave a Comment