SHOWBIZ

Trajtimi i alergjisë ndaj pluhurit shtëpiak dhe polenit

Në mesin e llojeve të alergjive që prekin njerëzit bëjnë pjesë edhe alergjia ndaj pluhurit shtëpiak dhe polenit.

Në një intervistë për portalin rtv21.tv alergo-imunologia Dr. Luljeta Ahmetaj ka folur rreth këtyre alergjive, simptomave dhe trajtimin e tyre.

Sipas saj, riniti alergjik sezonal, ose ethet e barit, është një përgjigje alergjike ndaj polenit. Ky lloj i alergjisë shkakton inflamacion dhe ënjtje të mukozës së hundës dhe të indit mbrojtës të syve tuaj.
Ahmetaj ka treguar se një person që vuan nga alergjia e polenit përballet me teshtitjen, kruarjen, lotimin e syve, hundës dhe gojës.

“Opsionet e trajtimit përfshijnë antihistamine orale pa recetë dhe me recetë, anti-leukotrienet, steroidet e hundës, antihistaminet e hundës dhe kromolinën e hundës. Në disa njerëz, simptomat e astmës alergjike (gulçim, , kollë dhe/ose shtrëngim në gjoksi) mund të shkaktohen nga ekspozimi ndaj polenit”, ka thënë Ahmetaj.

Reduktimi i simptomave sipas Ahmetajt mund të bëhet duke e shmangur polenin.
“Qëndroni brenda kur niveli i polenit është i lartë, mbyllni dritaret dhe përdorni ajër të kondicionuar. Pyesni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor për imunoterapinë (“injeksione alergjie”) për të trajtuar alergjinë ndaj polenit”, ka shtuar alergo-imunologia Dr. Luljeta Ahmetaj.

Simptomat e alergjisë ndaj pluhurit shtëpiak sipas Ahmetajt janë të ngjashme me ato të alergjisë ndaj polenit.

Për rtv21.tv Ahmetaj ka treguar se mikroorganizmat e pluhurit shtëpiak janë organizma të vegjël që jetojnë në pluhur dhe në fibrat e objekteve shtëpiake, si jastëkët, dyshekët, qilimat dhe tapiceri. “Këta mikroorganizma rriten në zona të ngrohta dhe të lagështa”, ka thënë Ahmetaj.

Personat që janë të prekur nga kjo alergji sipas alergo-imunologes Dr. Luljeta Ahmetajt duhet përdorur mbështjellës (mbulesa hermetike plastike/poliuretani) mbi jastëkë dhe dyshekë.

Për ta menaxhuar alergjinë ndaj pluhurit shtëpiak Ahmetaj  ka thënë  se duhet ” të hiqni tapetin ose pastroni shpesh me një fshesë me korrent me filtër me efikasitet të lartë”.

Veç kësaj, trajtimi ndaj alergjisë në pluhurin shtëpiak mund të përfshijë medikamente për të kontrolluar simptomat tuaja të hundës/syrit dhe gjoksit. /21Media

Related posts

Arsyet befasuese përse ju bien flokët

admin

Shitet për këtë çmim avioni privat i të ndjerit Elvis Presley! (foto)

admin

Disa ushqime që duhet të evitohen për të reduktuar simptomat e alergjisë sezonale

admin

Leave a Comment