SPORT

Klopp 100% i përfshirë në vendimin për Bellingham

Jurgen Klopp thuhet se është 100% dakord me vendimin e raportuar të krerëve të Liverpoolit për tu larguar nga bisedimet për transferimin e Jude Bellingham.

Liverpooli besohet se i informoi gazetarët lokal dje se është larguar nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e Dortmundin, kështu duke shkaktuar zemërim te tifozët e “Të Kuqve”.

Paul Joyce i “The Times” ishte njëri nga gazetarët që e shpërndau lajmin në fjalë, me klubin tani që ka vendosur të fokusohet në alternativa të tjera.

Joyce shkroi se 19-vjeçari ishte i dashuruar nga interesi i gjatë i Liverpoolit, por duket se paratë që do të ishin përfshirë në përfundimin e një marrëveshjeje u bënë shumë të mëdha për t’u sanksionuar.

Sidoqoftë, raportohet se nuk ishin vetëm kontabilistët në FSG që çuan në këtë vendim.

Chris Bascombe i “Telegraph” tha se Klopp ishte pajtuar me vendimin e krerëve të Liverpoolit, ndërsa Florian Pletternber i “Sky Germany” që raportoi se Klopp ishte 100% i përfshirë në këtë vendim.

/BotaSot/

Related posts

Euro 2024/ ‘Shqipëri unë ty të kam nanë, ti djalë më ke! Fitore! Fitore!’ Qindra tifozë nga Kosova drejt Tiranës të mbështesin kombëtaren përballë Polonisë

admin

Ozil me rrëfim interesant për Ronaldon

admin

Inter dështon përballë Sampdorias – SHQIP.com

admin

Leave a Comment