KOSOVË

U sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik

Valon Syla është deklaruar për sulmin fizik ndaj tij gjatë mbrëmjes që lamë pas.

Thotë se gjithçka ndodhi pasi doli nga studioja ku ishte në debat televiziv dhe sipas tij, tre sulmuesit “në dukje ishin islamik fanatik”, përcjell TV21.

Shtron dyshimet se sulmi mund të ndërlidhet me deklaratën e tij për veturën luksoze që xhemati ia ka blerë një hoxhe në Kosovë dhe për zhvillimet në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Reagimi i Valon Sylës në formë të integruar:

Ju kerkoj ndjesë, qe me vonesë po shkruaj publikisht. Por dua te ju them se jam mirë dhe ju falenderoj per mbështetjen e madhe, miqve, institucioneve të vendit e kolegëve gazetarë.

***

Ishim në debat te Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin përcjell prej se kemi dale nga ndertesa e T7 duke na u vënë pas me veturë, na gjetën deri te vendi ku jemi ndalur, une Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki per takim edhe me disa gazetare te tjere pas debatit.

Kete here e kishim zgjedhur kafiterinë Image në Breg të Diellit per tu takuar. Dhe pikërisht para shkalleve duke hy ne lokal u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik.

Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar.
Nuk e di a i ka porositur ndokush, por kjo mjaftoi qe te pësoj lendime të rënda në kokë, dhe në dorën e majtë.

Related posts

Ja kush janë 5 shqiptarët që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Greqi

admin

Vuçiq në dasmën e djalit të Sheshelit me këngë që lavdërojnë Gjurishiqin, i cili kreu krime në Bosnjë e Sanxhak

admin

Pres shumë presione e kërcënime për Kosovën në muajt e ardhshëm

admin

Leave a Comment