SPORT

Trajneri i PSG mund ta pësojë keq

Një gazetar i pavarur, i famshëm për zbulimin e skandaleve në botën e futbollit, ka sugjeruar prej kohësh se trajneri aktual i Parc des Princes ka prirje raciste dhe kryesisht për shkak të tyre ai do të largohej nga skuadra e Nice.

“Nëse do të kisha publikuar arsyet e vërteta pse ne u grindëm me Galtier, ai nuk do të kishte marrë një punë në asnjë klub evropian”, tha Fournier së fundmi për mediat. Provat e supozuara më në fund kanë dalë në dritë.

Daniel Riolo citoi lajmet në RMC Sport që me siguri mund ta fundosin trajnerin 56-vjeçar.

“Christophe Galtier tha se duhej të merrnim parasysh realitetin e qytetit dhe nuk mund të kishim kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip. Duhet ta kuptoni se çfarë qyteti kemi. Ekipi ynë nuk përputhet me atë që duan njerëzit, kjo nuk shkon.

Kemi vetëm zezakë dhe gjysma e tyre ulen në xhami të premteve.

Nuk mund të kemi kaq shumë zezakë dhe myslymanë”, thuhet në email me deklaratat që supozohen të jenë nxjerrë nga goja e trajnerit të PSG.

/BotaSot/

Related posts

Daniel Lekndreaj, MVP i xhiros së 22-të në Superligë

admin

Conte mund të marrë drejtimin e Romës

admin

Toni Kroos i vendos kusht Real Madridit

admin

Leave a Comment