Të vlerësosh artistin sa është në jetë dhe produktiv do të duhej të ishte një shembull për shumë kryetar komunash e udhëheqës institucionesh siq dha shembull kryetari i komunës së Elbasanit z.Gledian Llatja! Të risjellësh krijimtarinë më të bukur të tre dekadave, krijimtari që ka bërë histori ne periudhat me sfiduese për kombin duhet të gjesh dorë mjeshtri si ajo e orkestruesit, dirigjentit dhe drejtorit arristik Armand Broshka I cili mblodhi rreth 70 instrumnetistet me të mirë në Teatrin „Skampa“ në Elbasan! Vërtetë që Elbasani njihet për mikëpritje e bujari por të jesh në një eveniment si ai i mbrëmshmi do të thotë të njehesh pafund krenar për vlerat dhe atë publik të mrekullueshëm i cili është vlera reale e çdo artisti! Në mesin e mrekullive „Jam Evropë“, „Udhët e mia“ interpretuar nga Ilir Shaqiri, „Mora fjalë, nga Shkurte Fejza, „Poçari“, „Male o ju male“ nga Selami Kolonja, „Pavarësia“ nga Ilir Shaqiri e Shkodran Tolaj, pafund e vlerësuar për këtë prezantim ku bashkë me Shkodranin iterpretuam perlat „Drini bardh e zi“ dhe „Kosova kosova“! Maestro të perkulem për artin tënd dhe të falemnderoj që me kenget tuaja na keni rritur artistikisht! Falemnderit çdo spektatori të Elbasanit që na fali aq shumë dashuri mbrėmë!
Koncerti I mbrëmshëm dëshmoi se muzika e bukur do jetojë përgjithmonë!