AKTUALE

Shefiti: SHTETI, për dikë nënë e për dikë NJERKË!

Shkruan: Besmal Shefiti, pjesë e Fraksionit të BDI-Tetovë

Që nga shtatori i vitit të kaluar, qytetarët u ballafaquan me rritje të çmimeve të energjensëve, ku çmimi i drunjve për ngrohje u dyfishua dhe arriti 100 euro, peletat nga 200 arritën në 550 euro për tonelatë, ndërsa sipër kësaj u rrit në mënyrë të pabërballueshme çmimi i energjisë elektrike. Ndërsa çmimi i produkteve bazë u rrit deri 300 për qind, derisa në ndërkohë si për tallje apo ironi, ekzekutivi merrej me uljen e marzhës së tregtarëve.

Grubi së bashku me ministrat tjerë qytetarëve u apeluan të mos lëshojnë vendin, pasi sipas tyre, Maqedonia e Veriut, ‘vetëm për shtatë vjet’ do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Por, jo të gjithë të rinjtë patën nevojë ta lëshojnë vendin. Një rast i këtillë ishte Arian Etemi që posedon kompaninë АЕ Solar Invest, e cila para 10 ditëve morri licencë për të prodhuar dhe shitur energji elektrike në treg të hapur, edhe atë brenda Zonave industriale për zhvillim ekonomik. Licencën, siç informuan mediat ia ka dhënë Komisioni rregullator për energjetikë, Vendimin për vendosjen e centralit fotovoltaik ministri i Ekonomisë, ndërsa leje për të prodhuar brenda zonës industriale, hiç më pak se babai i tij, Aki Etemi që menaxhon zonën. Taman si në arrë të babës.

Në bazë të ligjit për Zonat Teknoligjike Zhvillimore Industriale nuk parashihet prodhim i energjisë elektrike, dhe as shitja e saj në treg të hapur, të paktën nuk ka informacion për ndonjë ndryshim të Ligjit mbi Zonat, e që është bërë publik deri më sot. Centrali fotovoltaik me kapacitet prej 1 MW do të ndërtohet mbi një fabrikë ekzistuese, me amin të ministrit Kreshnik Bekteshi, edhe pse kompania e Arian Etemit, nuk ka lidhur kontratë për kryerjen e veprimtarisë me themeluesin e zonës zhvillimore teknologjike industriale dhe nuk i është lëshuar vendimi për fillimin e punës, por këtu Bekteshi nuk ka parë asgjë kontestuese, e lere më ndonjë konflikt interesi.

Një kërkesë të tillë për investime në energjetikë kanë parashtruar me kohë edhe kompanitë e mëdha në zonat teknologjike, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga ministria e Ekonomisë dhe qeveria.

Shkruan: Besmal Shefiti, i cili është pjesë e Fraksionit të BDI-Tetovë dhe i referohet postimit në rrjetet sociale të bashkëmendimtarit të tij Muhamet Ameti

Related posts

Qeverisë i kërkohet që të mos e dëmtojë pozicionin e Kosovës në dialog

admin

Mexhiti: Do të startojmë fuqishëm me investime

Gjyla Halili

Fraksioni i BDI-së me shtatë kërkesa, i publikon Izet Mexhiti

admin

Leave a Comment