SHOWBIZ

‘Ta futa bllok!’ – I thotë Arbenita Feros

Arbenita dhe Fero janë rikthyer në rrjetet sociale si më parë dhe kanë realizuar së fundmi një video live në TikTok.

Por, reperi ka treguar më shumë secc duhet pasi ai i drejtohet një ndjekësi duke i thënë se Arbenita fal pesë vakte, rit fetar për myslimanët.

Gjë që nuk i ka pëlqyer aspak modeles, e cila është nervozuar me partnerin e saj. “Ej, ta futa bllok!” thotë ajo para se të shkoj në dhomën ku ndodhet reperi dhe t’i drejtohet: “Të kam thënë diçka. Mos i trego gjërat e mia se nuk kam qejf.” 

Arbenita dhe Fero kanë qenë kryefjala e mediave rozë muajit e fundit mes dyshimeve se janë ndarë. Dyshimet për ndarjen e çiftit nisën pasi Arbenita publikoi një video përmes të cilës zbuloi se ylli brazilian i futbollit Neymar i kishte dërguar një mesazh në Instagram. Në fakt, bëhet fjalë thjesht për një emoji të një fytyre me zemra të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes, sipas asaj që kuptojmë nga “screenshot-i” i Arbenitës.

Fansat vunë re më pas se Fero dhe Arbenita nuk ndiqeshin në Instagram dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin. Pas kësaj, erdhi reagimi i reperit i cili u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Më tej u shpreh se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.

“M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur,”-tha Fero.

Pasi u la i lirë nga paraburgimi disa javë më parë, reperi publikoi edhe mesazhin që Neymar i dërgoi Arbenitës duke treguar se ajo jo vetëm nuk i ka kthyer përgjigje por as nuk ia ka pranuar kërkesën.

Related posts

Arta Elezaj feston ditëlindjen, shoqja i shkon për vizitë në vendin ekzotik

admin

Adriatik Lapaj në “Më Lër të Flas”: Shqiptarët nëpër botë kanë kapur ritmin e tyre që kanë stërgjyshin në ato vende

admin

Telefonat që zbulojnë tërmetet

admin

Leave a Comment