KOSOVË

Apasievi viziton varrin e Enver Hoxhës në Tiranë

Banner

Delegacioni i partisë Levica i udhëhequr nga kryetari i saj, Dimitar Apasievi dhe anëtarët e Kryesisë së Levicës, Rexhep Ismail dhe Gorast Muratovski, vizituan varrin ku prehet diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha, në varrezat e Sharrës në Tiranë.

“Ishte një nga figurat më domethënëse të shekullit të kaluar dhe burrë shteti i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.”- thuhet në kumtesën e Levicës.

Nga Lievica thonë se si atëherë, ashtu është edhe tani, bashkëpunimi ndërmjet popujve të lirë të Ballkanit është i mundur vetëm ndërmjet partive politike të majta, në kushtet e shoqërive njëkohësisht në zhvillim të barabarta brenda rajonit dhe të lira nga ndikimi imperialist.

“Mundësitë e reja gjeopolitike, tregojnë një kohë ndryshimesh të mëdha dhe çlirimin e popujve të Ballkanit nga shërbimi regresiv i interesave të huaja – Republikë e Maqedonisë sovrane dhe unitare e do të jetë një shembull që mund të ndiqet nga pjesa tjetër e vendeve të rajoni.
Vdekje Fashizmit – Liri Popullit!”- përfundon kumtesa e Levicës.

Banner

Related posts

Policia e Kosovës konfiskon mbi 1.200 fishekë në një fshat të Zveçanit

admin

Ka shumë ide, por Prishtina s’do zgjidhje

admin

Rreth 900 mijë qytetarë të regjistruar, serbët në veri po hezitojnë

Gjyla Halili

Leave a Comment