KOSOVË

Plagosja e serbit në veri të Kosovës, pezullohen 4 efektivë policie

Policia e Kosovës bën me dije se ka pezulluar nga detyra 4 efektivë policie, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incidentin e një dite më parë në veri të vendit, ku mbeti i plagosur një banor i komunitetit serb.

Më herët, policia e Kosovës mohoi të kishte qenë e përfshirë në këtë ngjarje, por dëshmia e një burri konfirmoi se në momentin e plagosjes së serbit në vendngjarje, në urën e Bistricës kanë qenë të pranishëm vetëm pjesëtarët e forcave speciale të Policisë së Kosovës.

“Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara, janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri. Po ashtu janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq e dënoi më herët gjatë ditës këtë incident, duke e cilësuar si një sulm të kryer nga Policia e Kosovës.

Banner

Related posts

Serbia nuk mund ta kushtëzojë Kosovën për zgjedhjet në veri

admin

Rikthehuni dhe votoni, KQZ të kërkojë falje për problemet teknike

admin

Lista Serbe kërkon nga Serbia të shpallë Policinë e Kosovës organizatë terroriste

admin

Leave a Comment