SPORT

Brighton gati të blindojë sulmuesin

Banner

Evan Ferguson është një prej lojtarëve që ka spikatur në këtë edicion në Premier League dhe jo vetëm, kjo pasi në gjurmët e irlandezit janë vendosur skuadrat më të mëdha të Europës.

18-vjeçari i Brighton po shijon një sezon ëndrrash, me sulmuesin i cili në 18 ndeshje sezonale ka realizuar 8 gola duke tërhequr vëmendjen sepse shihet si një prej lojtarëve që do të “pushtojë” botën e futbollit në të ardhmen.

Ferguson ka një kontratë aktuale deri në verën e vitit 2026 me anglezët, por kushtet e tij kanë nevojë për shumë përmirësime, kjo sepse edhe Brighton është zënë në befasi dhe tani nuk kërkon të humbasë asgjë.

Drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për rinovimin e kontratës aktuale, kjo edhe për të vendosur një çmim të ri sa i përket kartonit të tij në treg.

Dëshira e drejtuesve është që Ferguson të qëndrojë në skuadër, por interesimi i madh nga gjigantët europian mund të tundojë sulmuesin dhe vera pritet të jetë e nxehtë në shtëpinë e Brighton.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Zbulohet shuma marramendëse që Wanda Nara mori për një intervistë

admin

Kosovë – Rumani, flet Krasniqi

admin

Besa Famgas fiton Superkupën e Kosovës

admin

Leave a Comment