KOSOVË

Atentati me tritol në veturën e politikanit në Shqipëri

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me automjetin në pronësi të kreut të PD, në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca iu vendos tritol.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet. Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve“, thonë nga Policia.

Banner

Related posts

I nxehtë ekstrem në Turqi, termometri shënon 49 gradë

admin

Greqia po përballet me të nxehtin më të madh në 50 vitet e fundit

admin

Takimi i fundit në Bruksel konfirmoi se Prishtina s’është e gatshme për deeskalim, thotë Petkoviq

admin

Leave a Comment