SHQIPËRI

Imami shqiptar nga SHBA mesazh të fortë politikanëve: Qendroni larg, na keni marrë gjithçka, mos na merrni dhe iftarin

Imami shqiptar Gazi Aga, i cili prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ofron shërbimet e tij për myslimanët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA, ka dhënë një mesazh të fortë për politikën shqiptare, ku i bën thirrje që të lënë të qetë besimtarët në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, dhe mos e përdorin politikisht.

Në postimin e tij në Facebook Imami Gaz Aga ju bën thirrje politiknëve që në këtë muaj të bekuar, të qendorjnë larg tavolinave ku shtrohet iftari, pasi këto darka shtrohen për personat e varfër dhe për ata që besojnë pa asnjë kusht në Zot, e jo për ata që vjedhin ditën e duan të shlyejnë mëkatet e tyre natën.

Postimi i Imamit Gaz Aga:

Na keni marre gjithcka. Mos na e merrni edhe iftarin te pakten.

Na lini dicka ku nuk jeni ju. 

Na lini vetem ne kete muaj te reflektojme e adhurojme Zotin tone.

Na lini pak hapesire ku te flasim rahat per kete vend; kush e solli ne kete derexhe dhe pse akoma largohen te rinj e te reja nga nje prej vendeve me potencialet me te medha ne bote. Na lini pra te flasim per JU.

E kthyet Shqiperine ne vendin me te varferit me te shumte ne rajon, por me politikanet me te pasur ne bote.

Keni bere aq shume zullum, sa puna me e mire qe mund te beni eshte te mos jeni shume prezente ne cdo pore te shoqerise.

I doli lezeti edhe atij tubimi ku mblidheshin njerez nga kultura dhe fe te ndryshme rreth nje tryeze per te ngrene nje kafshate se bashku ne shenje harmonie e paqeje. Edhe ate e moret.

Bravo ju qofte!

Kujtojmë që politikanët shqiptarë të të gjitha krahëve pa përjashtim, i sheh në çdo tryezë ku shtrohet iftar ditët e fundit, ku patjetër kërkojnë të fitojnë sa më shumë pikë politikisht.

Related posts

Deklarata në Kuvend, Rama: Nuk kam paralajmëruar asnjë non grata

admin

Vuçiq: Serbët nuk do t’i lëshojnë ndërtesat në veri të Kosovës

admin

“Mbështesim planin e paqes për Kosovën”/ Rama në takimin me Scholz: I lumtur që samiti i Procesit të Berlinit do mbahet në Tiranë!

admin

Leave a Comment